Aksident i rëndë në Korçë, makina del nga rruga, plagoset shoferi

Aksident i rëndë në Korçë, makina del nga rruga, plagoset shoferi

09:55, 25/07/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë, ku ka mbetur i plagosur, drejtuesi i automjetit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 09:10, në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, pranë fshatit Çiflig, Korçë, ku shtetasi O. P., duke drejtuar një automjet tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.

Njoftimi:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 25.07.2023, rreth orës 09:10, në aksin rrugor "Korçë-Devoll", pranë fshatit Çiflig, Korçë, shtetasi O. P., duke drejtuar një automjet tip "Ford", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco