Dhunoi motrën dhe theu orenditë e banesës, kapet i riu në Tiranë

Dhunoi motrën dhe theu orenditë e banesës, kapet i riu në Tiranë

09:34, 25/07/2023
A+ Aa A-

Një 29 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht motrën e tij.

Sipas policisë mësohet se i riu ka dhunuar motrën dhe thyer orenditë e shtëpisë së tyre ndërsa gjatë shoqërimit në komisariat ka dëmtuar kamerën e dhomës së shoqërimit dhe tabelat identifikuese.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan 29 vjeçarin, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe në banesën e tyre ka dëmtuar orenditë e banesës. Gjithashtu, gjatë shoqërimit në komisariat ka dëmtuar kamerën e dhomës së shoqërimit dhe tabelat identifikuese”, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco