Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Athinë, arrestohet shqiptarja që shiste kokainë për një tregtar në një zonë të frekuentuar

Athinë, arrestohet shqiptarja që shiste kokainë për një tregtar në një zonë të frekuentuar

09:37, 22/07/2023
A+ Aa A-

Athinë - Një grua që shiste kokainë dhe lëndë të tjera narkotike, është arrestuar me bashkëpunëtorin e saj, në qendër të Athinës, kur kjo e fundit, siç thotë Policia, kishte marrë përsipër të trafikonte më shumë se një kilogram kokainë! Siç rezultoi pas arrestimit të çiftit nga Shqipëria, burri në vendin  pranë një pedonaleje të frekuentuar në Burnazi, kishte depozituar një kilogram tjetër kokainë dhe një sasi kanabisi, të gjitha të paketuara, gati për t'u shitur.

Sipas informacioneve zyrtare, nga Drejtoria e Sigurisë Atikë, është konstatuar aktiviteti i dy personave me sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike që ushtronin aktivitet në zonën e gjerë të Atikës Perëndimore dhe Pireut.

Bëhet fjalë për një burrë dhe një grua, të cilët u gjetën dhe u arrestuan pas një hetimi përkatës që është pjesë e veprimeve speciale të Shërbimit të lartpërmendur për të luftuar trafikun e drogës”.

Mbi një kilogram kokainë

Prokuroria greke, pas përpunimit dhe vlerësimit të provave të veprimtarisë së paligjshme të çiftit, ka rënë në gjurmët e tij dhe efektivët e policisë, të cilët kanë marrë në dorëzim, kanë lokalizuar shtetasin shqiptar, “brenda një automjeti në qendër të Athinës, duke zotëruar për llogari të gruas, e cila ndodhej edhe në vendngjarje, dy pako me 1090 gramë kokainë si dhe një paketë me 4 gram kokainë me qëllim trafikimin e mëtejshëm te palët e treta”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco