Lajmi i fundit

Vrasja e çiftit të moshuarve në Dropull, tre persona shoqërohen në polici

'Tregtonin' karta bankare të klonuara dhe zhvatën 60 mijë euro, kapen 4 mashtruesit

'Tregtonin' karta bankare të klonuara dhe zhvatën 60 mijë euro, kapen 4 mashtruesit

09:17, 22/07/2023
A+ Aa A-

Tiranë - Policia e Shtetit ka vënë në pranga një të ri dhe ka proceduar tri të tjerë, të katërt nga 22 vjeç, të cilët mashtronin me karta të klonuara bankare shtetas shqiptarë dhe të vendeve të BE-së, duke arritur t’u zhvasnin 60 mijë euro.

Një operacion nga sektori i Krimit Kibernetik nën drejtimin e Prokurorisë Tiranë arriti të zbulojë katër personat në fjalë.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet:

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë Tiranë, pas informacioneve të marra se disa shtetas, reklamonin dhe premtonin se do shisnin në platforma online, karta bankare të klonuara, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimim dhe kapjen e autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “X-Card”

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi E. M., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit E. F., 22 vjeç, E. N., 22 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar, se për një periudhë 1-vjeçare, janë mashtruar ne platforma online rreth 100 shtetas te ndryshëm në shtetin shqiptar dhe të vendeve të BE-së, duke u reklamuar se do t’iu shisnin karta bankare të klonuara, kundrejt vlerave monetare, të cilat kryheshin me këste.

Shumat e përfituara nga autorët nga kjo veprimtari, arrijnë shifrën e 60 mijë eurove.

Vijon puna për dokumentimin dhe identifikimim e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton të gjithë qytetarët të cilët janë prekur nga ngjarje të tilla që të paraqiten për të bërë kallëzim në Sektorin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco