Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Tragjedia në HEC-in e Banjës, zjarrfikësi: Ranë në gropat e thella, tërhoqën njeri-tjetrin

08:22, 22/07/2023
A+ Aa A-

Pas tragjedisë në Gramsh, shefi i stacionit zjarrfikës, Ilir Llapushi, shpjegoi se si mund të kishte rrjedhur ngjarja ku tragjikisht u shuan djemtë e dy familjeve Zogu: babai Arben Zogu me dy djemtë adoleshentë, Rubens dhe Esti si edhe nipi 20 vjeçar, Melsi Zogu.

 “Ngjarja është e rëndë. Babai me dy djemtë e vetë kanë ardhur për t’u larë dhe kanë tërhequr njëri-tjetrin. Është mbytur i pari dhe kanë shkuar me radhë të shpëtojnë njëri-tjetrin, edhe djali i ri.  Asnjë prej tyre nuk ka ditur not. Ka pasur disa gropa që janë bërë gjatë kohës kur u bë HEC-i i Banjës. Ato gropa kur futesh menjëherë të zhysin dhe ata kur janë larë, kanë përfunduar në këto gropa e duke mos ditur not kanë mbytur njëri-tjetrin. 

Liqeni është i thellë i gjithë. Dihet që nuk duhet të hyjnë njerëzit që nuk dinë not. 

Ne si shërbim zjarrfikëse kemi qenë këtu dhe dje. Sot nuk erdhëm, qëlloi shumë keq që nuk ishim. Nuk ka nevojë për roje, këtu nuk lahet njeri tjetër. 

Këtu janë larë, por nuk lahet njeri. Një njeri që nuk di not, nuk duhet të futet për t’u larë, absolutisht jo,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco