VIDEO/ Ra nga 20 metra lartësi, zbulohet emri i shoferit që mbeti i vdekur në Himarë

17:50, 21/07/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë u shënua pasditen e sotme në Himarë.

Një makinë e një agjencie turistike ka rënë në një humnerë rreth 20 metra të thellë e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe janë plagosur turistët që ndodheshin në makinë ku njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Mësohet se viktima është identifikuar si shtetasi Renato Bushi.

Njoftimi i policisë së Himarë/ Informacion paraprak

Në fshatin “Shën Vasil” , Himarë, ka dalë nga rruga një automjet  që drejtohej nga shtetasi R.B, rreth 40 vjeç, banues në Sarandë.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi R.B.

Si dhe janë dëmtuar dhe transportuar në spital për ndihmë mjeksore dy shtetas që ishin pasagjerë në këtë automjet.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë te rrethanave të  ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco