FOTO/ Zjarri i madh në Peshtan të Fierit, era dhe temperaturat e larta favorizojnë flakët

FOTO/ Zjarri i madh në Peshtan të Fierit, era dhe temperaturat e larta favorizojnë flakët

16:08, 21/07/2023
A+ Aa A-

Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin me pisha dhe dushk në zonën e Peshtanit në Fier.

Flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara edhe nga era dhe temperaturat e larta, ndërsa fikja e zjarrit po bëhet tepër e vështirë.

Pranë vendit të ngjarjes aktualisht ndodhen 25 efektivë zjarrfikës të repartit të Fierit të cilët kanë lokalizuar flakët, ndërsa në një terren të vështirë po punojnë për mbajtjen nën kontroll e fikjen e tij.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, ndërkohë që në këto ditë me temperatura të larta rreziku nga zjarret është shumë i madh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco