SYRI TV/ Helmimi i pushuesve nga Kosova, AKU përjashton mundësitë e helmimit nga ushqimi

15:56, 21/07/2023
A+ Aa A-

12 pushuesit nga Kosova që u helmuan ditën e djeshme në Shëngjin janë në gjendje të mirë shëndetësore. Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Lezhë, Besmir Froku, ka përjashtuar çdo mundësi të helmimit nga ushqimi, ndërsa priten analizat për të përcaktuar rrethanat e kontaminimit të tyre.

SYRI TV

12 pushues, shtetas kosovar kanë shfaqur probleme shendetsore diten e djeshme, pasi janë kontaminuar. Ata kanë marrë mjekimet e nevojshme pranë Spitalit Rajonal të Lezhës, ndërsa shkak mendohet se është bërë dezinfektimi me një material kimik dhe jo nga ushqimi. Mjeku infeksionist Martin Marku bëri me dije se pacientet kishin shfaqur marrje mendesh, dobesim të theksuar trupor dhe dhimbje koke.

Ndërkohë drejtori AKU Lezhe Besmir Frroku ka përjashtuar helmimin nga ushqimi, të shtetasve kosovar në një nga hotelet e Shëngjinit

Pacientët  pasi kanë marë trajtimin me medikamnete, kanë lënë spiatalin ,ndërsa ju janë marë kampione dhe priten analizat për të përcaktuar shkkakun e helmimit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco