Kapje e 850 mln euro kokainë në Itali, kush është 35-vjeçari shqiptar i arrestuar

Kapje e 850 mln euro kokainë në Itali, kush është 35-vjeçari shqiptar i arrestuar

15:33, 21/07/2023
A+ Aa A-

Media ka mundur të sigurojë dosjen e autoriteteve italiane mbi sasinë rekord të kokainës, prej 5.3 tonë, të kapur në një pshkarexhë, në bordin e së cilës ndodheshin 5 persona.

Në mesin e personave të arrestuar është dhe një shtetas shqiptar i identifikuar si Elvis Lleshaj, 35-vjeç.

Guardia Di Financa e cila ka drejtuar operacionin, e ka cilësuar kapjen e sasisë rekord të drogës si një nga më të mëdhatë të kapura jo vetëm në Itali por në të gjithë botën.

Kokaina ishte nisur nga Amerika Latine dhe si destinacion kishte Italinë, ku lënda narkotike do të kapte në treg një vlerë prej 850 mln dollarë.

Së bashku me shqiptarin, në bordin e peshkarexhës u arrestuan dhe 2 shtetas tunizianë, 1 shtetas francez dhe 1 italian.

Personat e arrestuar janë:

Elvis Lleshaj, i lindur në Shqipëri 35 vjeç.
Vincenzo Catalano, 35 vjeç, i lindur në Itali nga Bagnara Calabra.
Kamel Thamlaoui, i lindur në Tunizi, 53 vjeç, banues në Tricase.
Sami Mejri, i lindur në Tunizi, 48 vjeç, banues në Barcellona Pozzo di Gotto.
Yanis Malik Bargas, i lindur në Francë, 19 vjeç.

Në megaoperacionin e autoriteteve italiane morën pjesë dhe helikopterë, ku në një koordinim me Guarda Di Financan, mundën të kapnin sasinë rekord të drogës.

Operacioni nisi më 18 korrik, ku avionët evidentuan peshkarexhën me flamurin e Republikës së Palau nga ishujt e Paqësorit, së cilës iu afrua një varkë peshkimi italiane. Narkotrafikantët mundën të bënin kalimin e drogës nga peshkarexha me flamurin e Paqësorit tek anija më e vogël.

Hetuesit italianë evidentuan sasinë e madhe të pakove të bardha që po transportohej dhe ndërhynë duke finalizuar kapjen e sasisë prej 5.3 tonë kokainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco