SYRI TV/ Klodian Zoto kërkon pafajësi, avokati: Nuk guxoj të them se është burrë i mirë

16:44, 20/07/2023
A+ Aa A-

Klodian Zoto nga arratia kërkon pafajësinë për akuzat që janë ngritur ndaj tij si një nga protagonistët kryesor të korrupsionit lidhur me inceneratorin e Elbasanit. Në seancën e konkluzioneve avokati i Zotos, Ardjan Leka nuk kurseu as Këshillin e Ministrave, ku tha se nëse arrestimi i anëtarëve të komisionit është i ligjshëm, bashkë me ta në gjyq duhet të ishin edhe krerët e qeverisë. Mbrojtja e Zotos tha se nuk ka asnjë shpresë tek drejtësia pas veprimeve që ndodhën me Arben Ahmetajn.

SYRI TV

"Përfundimisht nuk guxoj të them se Klodian Zoto është burrë i mirë, gjyqi ndaj tij është bërë publikisht, ky proces është i paragjykuar. Nuk kam ndonjë shpresë për një proces të rregullt".

Kështu u shpreh para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme Adrian Leka, avokati i Klodian Zotos që ndodhet në kërkim për dosjen e inceneratorëve. Në seancën e konkluzioneve të mbrojtjes për djegësin e Elbasanit, Leka foli edhe për heqjen e mandatit të atij që SPAK e quan mikun e klientit të tij, Arben Ahmetajt.

"U bë një gjyq mediatik, politik dhe publik me rastin e një ish-ministri apo deputeti. Pak ditë më parë Kuvendi për të njëjtat prova, të njëjtët të akuzuar me të njëjtët emra, vendosi heqjen e imunitetit. Fajësia është shpallur publikisht dhe mediatikisht, qytetarët e kanë mësuar tashmë”.

Avokati i Zotos shtoi se prokuroria duhet ti thotë gjykatës se kush është fakti penal dhe bëri edhe një karahasim mes anëtarëve të komisionit dhe Këshillit të Ministrave që kanë miratuar procedurat.

"Nëse e ka imponuar ministrin dhe si e ka bërë. Komisioni mund të ketë marrë vendim të ligjshëm, dhe këtu akuzohen anëtarët se "kanë menduar gabim". Nëse është kështu, komisioni është hallka e fundit, në fund vendos Këshilli i Ministrave. Edhe ata paskën menduar gabim, por pse s'janë këtu atëherë?"

Mbrojtja e Zotos kërkoi pafajësi, duke theksuar se ai ka dhënë konsulencë, madje shtoi avokati, në shkresat zyrtare i drejtoheshin me "Z. Avokat".

Nga të pandehurit e inceneratorit të Elbasanit, mbetet për të bërë mbrojtjen Mirel Mërtiri, bashkëjetuesja e tij Stela Gugallja dhe kompania Integrated Technology Services. Konkluzionet e tyre u lanë për të enjten e ardhshme në orën 10:00. Ndërkohë, këtë të enjte, bënë mbrojtjen edhe Pëllumb Abeshi, Bardhyl Çabiri dhe Serafin Papa të cilët kërkuan pafajësi. Më herët konkluzionet i kanë lexuar Lefter Koka, Alqi Bllako e Jonida Zeqo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco