EMRAT/ VIDEO/ Zbardhet zjarrvënia në Vlorë, kapen porositësi dhe autori

09:47, 19/07/2023
A+ Aa A-

Policia e Vlorës zbardhi ngjarjen e ndodhur mëngjesin e djeshëm në këtë qytet ku u dogjën qëllimisht 3 automjete. 

Hetimet e thelluara çuan në identifikimin dhe arrestimin në flagrance të 2 prej autorëve të dyshuar, porositësin Julian Çobo dhe zjarrvënësin Kreshnik Yzeiri.

Ndërkohë shpallet në kërkim dhe një bashkëpunëtor i tretë, Elton Lushaj, i cili bashkëpunoi me autorët e vënë në pranga për të siguruar lëndën djegëse.   

NJOFTIMI ZYRTAR

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, të mbështetura nga inteligjenca informative dhe si rezultat i provave të siguruara nga një hetim intensiv, për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në Vlorë, ku u dogjën 3 automjete, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Triple”, në kuadër të të cilit u kryen një sërë veprimesh procedurale, konkretisht:  

Shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit J. Ç., 32 vjeç dhe K. Y., 40 vjeç, të dy banues në Vlorë.  

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. L., 41 vjeç, banues në Vlorë dhe vijon puna për kapjen e tij.   

Nga provat e siguruara si rezultat i hetimit intensiv, brenda 24 orëve është bërë dokumentimi i ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, në lagjen “Pavarësia 3”, ku u dogjën me zjarr 3 automjete, në pronësi të shtetasve A. H., N. H. dhe P. K.     

Nga hetimet dyshohet se shtetasi J. Ç. ka bashkëpunuar me 2 shtetasit e tjerë, për djegien e 3 automjeteve, për motive të cilat nuk mund të bëhen me dije duke q enë se hetimi vijon. Shtetasi E. L. ka siguruar lëndën djegëse, ndërsa shtetasi K. Y. ka kryer zjarrvënien.   

Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe të rasteve të tjera të shkatërrimit të pronës me zjarr, me qëllim identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve përgjegjës për këtë veprimtari kriminale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco