VIDEO/ Aksidenti tragjik/ Një 16-vjeçar dhe një 19-vjeçar në mesin e viktimave

08:41, 19/07/2023
A+ Aa A-

Një 16-vjeçar dhe një 19-vjeçar janë në mesin e 5 shqiptarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Greqi një ditë më parë.

Mediat greke raportojnë se 4 prej viktimave janë identifikuar, ndërsa i pesti mbetet ende pa u identifikuar. Kështu, shoferi i makinës ka qenë një 55-vjeçar, ndërsa pasagjeri në vend të parë një 50-vjeçar.

Në sediljet e pasme udhëtonin dy të rinjtë, 16-vjeçari dhe 19-vjeçari, si dhe personi i pestë. Të gjithë humbën jetën nga përplasja e fortë e makinës tip Benz me një kamion në qytetin verior të Greqisë në Edessa.

Raportohet se shqiptarët ishin punëtorë sezonalë në Greqi dhe po udhëtonin në drejtim të qytetit Skydra.

Përplasja ishte aq e fortë saqë e vetmja pjesë e pashkatërruar e makinës së shqiptarëve ka mbetur bagazhi.

Në video identifikohet targa shqiptare e makinës së përfshirë në aksident, një benz me targa AA 989 MU. Nga një verifikim, targa AA 989 MU e makinës, tip Benz i zi është regjistruar në emër të Besim Muçajt, por nuk dihet ende se kush ka qenë në makinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco