Aksident në aksin Korçë-Pogradec, makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën

22:14, 18/07/2023
A+ Aa A-

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig.

Sipas informacioneve të para nga policia bëhet e ditur se një mjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë e këtij aksidenti ka vetëm dëme materiale.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pasi makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.

Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco