SYRI TV/ Digjen makinat në Vlorë, qytetari: Nuk kisha konflikt me njeri, policia të gjejë personat përgjegjës

10:47, 18/07/2023
A+ Aa A-

Dy automjete janë djegur në qytetin e Vlorës mëngjesin e sotëm. Pas njoftimit forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, në lagjen ‘Pavarësia’, ku kanë konstatuar se nga flakët ishin përfshirë dy mjete ndërsa rrezikoheshin disa të tjera të parkuara njëra pas tjetrës.

Si pasojë e zjarrit janë djegur plotësisht dy mjete, dhe pjesërisht edhe një i tretë.  Dyshohet se zjarri mendohet të ketë qenë i qëllimshëm.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet dhe pasi ka sekuestruar kamerat  e sigurisë të bizneseve përreth, është identifikuar një person si autor I dyshuar i cili mbante një kapele ngjyrë gri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco