Vodhi para në një banesë në Sarandë, arrestohet 31 vjeçari nga Fieri

Vodhi para në një banesë në Sarandë, arrestohet 31 vjeçari nga Fieri

11:45, 16/07/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një 31 vjeçar banues në Fier pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë parash në valutë në një banesë në Sarandë.

Sipas njoftimit të policisë është sekuestruar shuma e parave të vjedhura dhe automjeti që përdori 31-vjeçari për të shkuar drejt banesës ku kreu vjedhjen.

Njoftimi i policisë/ Sarandë

Intensifikohen veprimet policore, për parandalimin e vjedhjeve përgjatë sezonit turistik, si dhe për zbardhjen e atyre të kryera më parë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Flagranca”.

✅Vodhi një shumë të konsiderueshme parash (rreth 400 000 lekë të rinj, në valuta të ndryshme) në një banesë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura dhe automjeti që përdori 31-vjeçari për të shkuar drejt banesës ku kreu vjedhjen.

✅Zbardhet një tjetër vjedhje e kryer nga ky shtetas, në janar të këtij viti, në Sarandë, ku 31-vjeçari vodhi në një banesë, një shumë parash dhe sende me vlerë.

Ndërkohë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e 2 vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë,  si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera me qëllim parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe të mbështetura nga inteligjenca policore, për një shtetas që kryente vjedhje në banesa të ndryshme në Sarandë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca”, si rezultat i të cilin u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi:

K. J. (M.), 31 vjeç, banues në Fier.

31-vjeçari u arrestua menjëherë pasi kishte vjedhur në një banesë, rreth 400 000 lekë të rinj, në valuta të ndryshme. Për këtë rast, Policia sekuestroi shumën e parave të vjedhura dhe automjetin që përdori 31-vjeçari për të shkuar drejt banesës ku kreu vjedhjen.

Gjithashtu, si rezultat i veprimeve hetimore, u zbardh dhe u dokumentua një vjedhje tjetër e kryer nga shtetasi K. J. (M.), në janar të këtij viti, në Sarandë, ku ky shtetas vodhi në një tjetër banesë, rreth 30 000 lekë të rinj dhe sende me vlerë.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen dhe dokumentimin e 2 vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco