Asgjesohen 635 bimë kanabis në Krujë, asnjë person i kapur

Asgjesohen 635 bimë kanabis në Krujë, asnjë person i kapur

10:31, 16/07/2023
A+ Aa A-

Ka vijuar kontrolli për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike në Krujë ku janë asgjesuar 635 bimë.

Strukturat hetimore vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike. 

Njoftimi i policisë/ Krujë

Vijojnë kontrollet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet faza e 27-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, nga Komisariati i Policisë Krujë.

Gjatë kësaj faze u asgjësuan nëpërmjet djegies 635 bimë narkotike cannabis sativa.

Më parë, si rezultat i fazave të tjera të këtij operacioni, janë asgjësuar 14 330 bimë narkotike kanabis.  

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar kontrollet në zonat malore të Krujës, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.  

Nga këto kontrolle, gjatë fazës së 27-të të megaoperacionit “Territor i pastër”, në territoret e fshatrave Gramëz, Mafsheq, Cudhi Zalle, Cudhi Kamp, dhe Barkanash, në Krujë, u gjetën të kultivuara 635 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Strukturat hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike. 

Operacioni i kontrollit të territorit vijon.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

#denonconë112📞 ✅

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco