‘Rrokadë’ në dosjen ‘Dumani’/ SPAK braktis Allën e Hoxhaj. Ja kujt i jep statusin e të penduarit

‘Rrokadë’ në dosjen ‘Dumani’/ SPAK braktis Allën e Hoxhaj. Ja kujt i jep statusin e të penduarit

09:56, 16/07/2023
A+ Aa A-

Në hapat e fundit të mbylljes së hetimit të asaj që njihet në publik si dosja “Dumani”, SPAK ka ndryshuar qëndrim me bashkëpuntorët e prokurorisë, duke fshirë nga lista emrat e dy penditove dhe shtuar emrat e rinj të dy bashkëpuntorëve që kanë pranuar të flasin për llogari të akuzës.

Përfundimisht prokurorët kanë braktisur të penduarin Klevis Alla dhe Henrik Hoxhaj, pasi hetuesit gjatë kryerjes së hetimeve janë bindur se në dëshminë e tyre, ata kanë dhënë rrethana të pavërteta që nuk përputheshin me hetimin, duke fshehur qëllimisht emra dhe ngjarje të tjera kriminale.

Klevis Alla në 5 deklarime që ka dhënë para prokurorëve të Durrësit dhe së fundi në SPAK, ka gënjyer duke treguar emra të personave të tjerë, për ngjarjen e vrasjes së vëllezërve Haxhiaj në Durrës dhe dy shokëve Dorjan Shkoza, Anxhelo Avdia. Tashmë me urdhër të prokurorëve të SPAK, fieraku i arrestuar si vrasës me pagesë Skerdi Tasi dhe Erjon Alibej nga Elbasani, që ka urdhëruar dhe financuar disa vrasje, mësohet të jënë të penduarit e rinj të dosjes “Dumani”.

“Ora Neës” ka raportuar më parë se Alibej kishte pranuar të fliste për SPAK, duke treguar krimet tek të cilat jo vetëm që ishte implikuar direkt, por dhe ato që kishte dijeni. Tashmë SPAK zyrtarisht ka njohur si bashkëpuntor Erjon Alibej, duke lidhur marëveshje bashkëpunimi dhe marë në mbrojtje atë.

Njëherësh në skemën e mbrojtjes dhe trajtimit të veçantë, ka hyrë i arrestuari Skerdi Tasi, i cili në rëfimin e tij, ka pranuar implikimin në disa vrasje, por njëherësh ka treguar dhe krime të tjera të ndodhura në Elbasan, Tiranë dhe Fier. Së fundi Tase tregoi në SPAK dy tentative vrasje të dështuara ndaj shtetasit Aredin Behari, sulme me armë këto që ishin paguar nga Albert Pashaj, ndërsa pjesëmarës ishte vetë Tase dhe Henrik Hoxhaj. Por burime pranë SPAK, thanë se Skerdi Tasi, ka folur dhe për krime të tjera të ndodhura në Fier, duke përmenduar një personazh të botës së krimit me inicialet R.S. Aktualisht SPAK, po kryen hetime intensive për verifikimin e thënieve të dy bashkëpuntorëve të rinj. Dosja “Dumani” është një nga ccështjet më të rëndësishme që ndodhet në SPAK dhe përmban numrin më të lartë të bashkëpuntorëve të drejtësisë. Në 18 Gusht, është afati përfundimtar i mbylljes së hetimeve dhe pritet që ccështja me 32 të pandehur të kalojë për shqyrtim gjyqësor.

Dosja me nr.75

Të penduar

1. Nuredin Dumani penduar

2. Henrik Hoxhaj përjashtuar

3. Klevis Alla përjashtuar

4. Erjon Alibej Penduar

5. Skerdi Tasi Penduar

6. Euglen Halili Penduar

Komunikim arresti në ambjentet e burgut

1. Nuredin Dumani, 35 vjeç

2. Henrik Hoxhaj, 40 vjeç

3. Altin Ndoci, 35 vjeç

4. Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç

5. Skerdi Tasi, 31 vjeç

6. Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç

7. Ilirian Feci, 47 vjeç

8. Enver Diva, 43 vjeç

9. Besjan Xhixha, 31 vjeç

 Të arrestuar jashtë nga Policia

1. Ardjan Uzuni, 56 vjeç

2. Leonard Palushi, 41 vjeç

3. Gentian Sharra, 48 vjeç

4. Fatos Gosa, 54 vjeç

5. Florenc Çekrezi, 35 vjeç

6. Petrit Qoli, 51 vjeç

7. Agron Qoli, 52 vjeç

8. Agron Qafa, 48 vjeç

9. Asllan Plaku, 30 vjeç

10. Eljo Bitri 37 vjeç

11. Agim Gjini 49 vjeç

Vijojnë të jenë në kërkim

1. 1.Festim Qoli,

2. 2.Alban Bengasi,

3. 3.Ervis Martinaj,

4. 4.Elvin Merlika

5. 5.Alket Xhixha

6. Marjus (Suel) Lulaj (Çela),

7. 7.Agron (Kamber) Mehja,

8. Aleks Çela alias (Tom Qorri),

9. Talo Çela

10. 10.Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),

11. Florenc Çapja

12. Abedin Mama (Dine Çami)/ oraneës/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco