E rëndë në Itali, u fut në lum për tu freskuar, vdes i riu shqiptar

E rëndë në Itali, u fut në lum për tu freskuar, vdes i riu shqiptar

09:35, 16/07/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në Forli, Itali, ku një i ri shqiptar ka humbur jetën sapo është futur në ujërat e freskëta të lumit Montone, në këtë zonë.

Tragjedia ka ndodhur në Portico, ku një 29-vjeçar, ka humbur jetën.

I riu shqiptar banues në Forli, kishte ardhur në këtë zonë së bashku me miqtë e tij, për të kaluar një ditë më të freskët, për shkak të temperaturave të larta.

Të rinjtë kishin ngrënë drekë dhe më pas kishin marrë rrugën për të shkuar në zona të tjera. Gjatë rrugës, ata kishin vendosur që të freskoheshin pak në ujërat e lumit Montone.

Image

Por sapo ka hyrë në ujin e ftohtë, i riu shqiptar ka pësuar një atak, ndoshta për shkak dhe të ushqimit që e kishte ngrënë pak më herët.

Miqtë e tij e kanë nxjerrë menjëherë nga uji shqiptarin dhe kanë njoftuar urgjencën, por fatkeqësisht ndërhyrja e tyre nuk ka ndryshuar asgjë, pasi goditja në zemër ishte fatale, duke i marrë jetën të riut.

Policia ka nisur hetimet për të qartësuar ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco