Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Tufa plot me euro/ Goditet një tjetër bandë e kriptomonedhave në Tiranë

Tufa plot me euro/ Goditet një tjetër bandë e kriptomonedhave në Tiranë

11:34, 15/07/2023
A+ Aa A-

Policia njofton finalizimin e një operacioni policor të koduar “Crypto” duke sekuestruar 60.665 euro të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme si dhe dy llogari me kriptomonedha, me vlerë 135.000 euro.

Policia ka shpallur në kërkim administratorin e një subjekti që shërbente për këmbimin e parave duke i hedhur në portofole virtuale dhe anasjelltas, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë një punëtor i këtij subjekti.

NJOFTIMI ZYRTAR

Finalizohet pas një hetimi me metoda proaktive operacioni policor i koduar “Crypto”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Seksionin për Ndërhyrjet Kibernetike, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. 

Shpallet në kërkim administratori i një subjekti që shërbente për këmbimin e parave duke i hedhur në portofole virtuale dhe anasjelltas. 

Procedohet në gjendje të lirë një punëtor i këtij subjekti.

Sekuestrohen 60 665 euro të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme si dhe dy llogari me kriptomonedha, me vlerë 135 000 euro.

Specialistët e Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Seksionin për Ndërhyrjet Kibernetike nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, pas një pune të mirëfilltë hetimore të ndjekur me metoda proaktive, kanë organizuar operacionin policor të koduar "Crypto", në kuadër të cilit u shpall në kërkim shtetasi R. N., 48 vjeç, banues në Kosovë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi R. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi R. N., administronte një subjekt në të cilin kishte punësuar shtetasin R. B. Klientët e këtij subjekti këmbenin para duke i hedhur në portofole virtuale dhe anasjelltas, të padeklaruara pranë organeve kompente dhe që nuk gjurmohen për origjinën e tyre. 

Gjatë operacionit u sekuestruan 60 665 euro të përftituara nga kjo veprimtari e paligjshme si dhe dy llogari me kriptomonedha, me vlerë 135 000 euro, 2 kompjutera, 1 laptop, dhe një aparat celular.

Vijon puna për kapjen e shtetasit R. N.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco