60 mijë euro, telefona, laptop e dokumente, çfarë u gjet pas kontrollit të banesave të dy zyrtarëve të arrestuar në Kosovë

60 mijë euro, telefona, laptop e dokumente, çfarë u gjet pas kontrollit të banesave të dy zyrtarëve të arrestuar në Kosovë

10:57, 15/07/2023
A+ Aa A-

Plot 60 mijë euro, telefona, laptopa, USB dhe dokumente tjera janë sekuestruar në banesat e dy zyrtarëve të Kosovës të arrestuar më 14 korrik për akuzën e “keqpërdorim të detyrës zyrtare"

Dje policia Prokuroria Speciale e Kosovës arrestoi Faruk Mujkën, kryeshef ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidro-ekonomike “Ibër-Lepenci dhe ish-drejtorin për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Mitrovicës, Hysen Muzliukaj. 

Arrestimit të Mujkës dhe Muzliukaj i parapriu një bastisje në banesat e tyre.

Detajet e operacionit janë dhënë nga Policisë së Kosovës.

Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe banesat e të dyshuarve si prova materiale janë konfiskuar: 60.000 euro, 2 telefona, tre laptopë , një USB dhe dokumente tjera të ndryshme lidhur me rastin” thuhet në njoftim

Me aktvendim të Prokurorisë Speciale atyre u është shqiptuar masa e paraburgimit për 48 orë, njoftoi ajo.

Në fillim të këtij muaji, ndaj dy të dyshuarve ishte ngritur kallëzim për “keqpërdorim të detyrës apo autoritet zyrtar” me kohën sa të dyshuarit ishin pjesë e udhëheqjes në Komunën e Mitrovicës së Jugut më 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco