Rrahin nusen, pranga vjehrrit dhe vjehrrës në Tiranë, i arrestuar edhe bashkëshorti

Rrahin nusen, pranga vjehrrit dhe vjehrrës në Tiranë, i arrestuar edhe bashkëshorti

10:47, 13/07/2023
A+ Aa A-

Dhuna në familje duket se është një fenomen i vazhdueshëm në vendin tonë. Gjatë orëve të fundit janë vënë në prangat e policisë së Tiranë pesë persona të akuzuar për dhunë në familje.

Sipas policisë tre familjarë vjehrri, vjehrra dhe bashkëshorti kanë dhunuar fizikisht nusen e shtëpisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:  M. Sh., S. Sh. dhe A. Sh., të tre banues në Tiranë. Vjehrri dhe vjehrra kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit të tyre, dhe me pas edhe djali tyre e ka goditur bashkëshorten e tij, me send të fortë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe dy shtetas të tjerë të cilët kanë dhunuar bashkëjetueset e tyre.

“-Një 40 vjeçar, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan një 66 vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij”, thuhet në njoftimin e policisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco