‘Tjetërsuan procesverbalet e aksidentit’/ Pezullohet 3 punonjës policie në Korçë

‘Tjetërsuan procesverbalet e aksidentit’/ Pezullohet 3 punonjës policie në Korçë

14:21, 11/07/2023
A+ Aa A-

Tre punonjës policie janë pezulluar në Korçë.

Burimet për SYRI-n bëjnë me dije se me vendim gjykate janë pezulluar 2 policë dhe një oficer, të tre pjesë e sektorit të qarkullimit rrugor.

Sipas informacioneve mësohet se 3 punonjësit kanë tjetërsuar procesverbalet lidhur me një aksident të ndodhur. Hetimi ka zgjatur rreth 2 muaj, ndërsa priten informacionet zyrtare nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore të cilët kanë ekzekutuar vendimin e gjykatës së Korçës.

Hetimi është bërë me përgjime telefonash dhe përgjime ambientale, ndërsa nuk jepen më tepër detaje për shkak të hetimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco