Përmbyset zetori në Blesh, ndërron jetë një person

Përmbyset zetori në Blesh, ndërron jetë një person

20:50, 10/07/2023
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Dëshiran, Belsh.

Sipas njoftimit të policisë shtetasi R. Q., 74 vjeç, duke drejtuar mjetin bujqësor 'Zetor', dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përmbysur.

Njoftimi:

Cërrik/Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në rrugë rurale, në fshatin Dëshiran, Belsh, shtetasi R. Q., 74 vjeç, duke drejtuar mjetin bujqësor 'Zetor', dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përmbysur.

Drejtuesi i mjetit shtetasi R. Q., ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco