‘Pushuesit dëgjonin ulërimat’/ Gazeta gjermane: Babai dhe djemtë mbyten në Shqipëri, mungojnë rojet e plazhit

‘Pushuesit dëgjonin ulërimat’/ Gazeta gjermane: Babai dhe djemtë mbyten në Shqipëri, mungojnë rojet e plazhit

20:29, 10/07/2023
A+ Aa A-

Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro nuk shqiptuan asnjë fjalë pas tragjedisë që tronditi opinionin publik të dielën, kur një baba dhe dy djemtë e tij adoleshentë u mbytën në plazhin e Vilë-Bashtovës.

Por edhe pse qeveria ka zgjedhur heshtjen, ngjarja tronditëse po bën jehonë edhe në Europë.

Një nga gazetat më të njohura në Gjermani, Frankfurter Rundschau shkruan se babai dhe dy djemtë e tij u mbytën në Adriatik, ndërsa pushuesit mund të dëgjonin ulërimat e tyre.

Sipas gazetës, ekskursioni i një familje nga Tirana në Adriatik përfundoi në tragjedi, kur babai 50-vjeçar dhe të dy djemtë, 15 dhe 13 vjeç, u mbytën të dielën.

“13-vjeçari u mor para nga rrymat në det. Fillimisht u fut për ta shpëtuar vëllai i tij 15-vjeçar, më pas babai,” shkruan gazeta.

Ajo publikon dëshmi të të pranishmëve që thonë se nuk i shpëtuan dot, edhe pse dëgjonin ulërimat e tyre.

Gazeta shkruan se mediat kërkojnë më shumë mbrojtje për pushuesit, pasi edhe në rastin konkret, nuk kishte roje shpëtimi. Nëse ai do ishte, ndoshta tragjedia nuk do kishte ndodhur.

“Turizmi në Shqipëri po rritet shpejt, prandaj po vizitohen edhe pikat më të largëta të plazheve. Megjithatë, aty shpesh mungojnë rojet e shpëtimit. Kritikët ankohen se nuk ka mjaft vende ku ka roje bregdetare,” shkruan gazeta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco