Atentati mafioz në Krujë, Valter Bami mohon akuzat

Atentati mafioz në Krujë, Valter Bami mohon akuzat

12:54, 08/07/2023
A+ Aa A-

Valter Bami, i dyshuar nga policia dhe prokuroria si një nga autorët që qëlloi me breshëri kallashnikovi në atentatin e 4 korrikut në Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e objektivit Gentjan Bejtjas, vijon të mohojë përfshirjen në krim.

Avokati mbrojtës i tij pretendon se baruti i gjetur në dorën e majtë të Bamit, i cili i kushtoi prangat klientit të tij, është e një arme sportive, për të cilën avokati thotë se 37-vjecari nga Nikla e disponon me leje, dhe se kryen herë pas here qitje me të.

Valter Bami u arrestua me akuzën e armëmbajtjes pa leje, por hetuesit kanë dyshime të forta se ai është i përfshirë në ngjarje, edhe pse vetë ai ka pohuar se nuk ka lidhje me atentatin ndaj Gentjan Bejtjas dhe se kur ka ndodhur ngjarja, ndodhej në banesën e tij.

Fillimisht, Valter Bami u shoqërua 4 orë pas vrasjes në Larushk. Bashkë me të u shoqërua edhe miku i tij Marklen Haka.

Për policinë, konfliktet mes Bejtjas dhe dy vëllezërve Durim e Valter Bami, si dhe Marklen Hakës janë të hershme, për shkak të përplasjeve mes grupeve rivale në zonën e Niklës e të Krujës.

Bejtja ka mundur t’i shpëtojë edhe dy atentateve të mëparshme, një në vitit 2016 kur në mjetin e tij u vendos eksploziv dhe tjetrit në janar të vitit të shkuar ku makina që ai udhëtonte bashkë me Klodian Stafukën, u qëllua me breshëri plumbash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco