Shkrumbohen dy banesa në Pogradec, 8 qytetarët shpëtojnë për mrekulli

Shkrumbohen dy banesa në Pogradec, 8 qytetarët shpëtojnë për mrekulli

11:46, 08/07/2023
A+ Aa A-

8 anëtarë të dy familjeve kanë shpëtuar mrekullisht mbrëmjen e djeshme, pasi banesa dy katëshe ku jetonin u përfshi nga flakët masive të zjarrit të cilat kanë shkrumbuar totalisht katin e dytë të kësaj godine. Edhe pse zjarrfiksja ndërhyri në kohë ka arritur të shpëtojë vetëm katin e parë pa u djegur.

Ndërkohë mësohet se njëri nga zjarrfikësit gjatë punës ka pasur probleme me asfiksimin nga tymi dhe është dërguar në spitalin e Pogradecit, pas ndihmës është në gjendje të mirë shëndetësore.

8 antarët e dy familjeve e kanë kaluar natën jashtë ndërsa mësohet se antarët e njërës familje janë me probleme shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco