‘Dogji me cigare Xhisielën’/ Në kërkim për ngjarjen në Krujë, kush është djali i deputetit i PS dhe telashet e tij me drejtësinë

‘Dogji me cigare Xhisielën’/ Në kërkim për ngjarjen në Krujë, kush është djali i deputetit i PS dhe telashet e tij me drejtësinë

21:43, 07/07/2023
A+ Aa A-

I shpallur në kërkim për ngjarjen brutale të ndodhur dje në Krujë, Rexhep Rraja djali i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, nuk është një emër i panjohur për policinë.

 Disa vite më parë ai u përfshi në një çështje të bujshme, pasi akuzohej se kishte përndjekur dhe dhunuar vazhdimisht ish të dashurën e tij Xhisiela Maloku.

Në hetimin e këtij rasti Prokuroria mori dhe raportin e mjekut ligjor ku rezultonte se Xhisiela Maloklu kishte dëmtimin në trup.

Më pas ajo e fundit tërhoqi denoncimet duke theksuar se e kishte bërë gjithçka nga xhelozia ndaj ish partnerit të saj.

Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator 2018, për t’u liruar tre muaj më pas pasi fitoi lirinë me kusht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco