SYRI TV/ Vrugu e krimbi ‘mbyt’ pataten e Kukësit, Fermerët: Po falimentojmë

13:10, 07/07/2023
A+ Aa A-

Patatja e Kukësit po rrezikohet seriozisht nga sëmundja e vrugut. Feremrët kanë dhënë alarmin për falimentim të prodhimit, pasi edhe pse kanë bërë disa herë spërkatje nuk kanë mundur ta shpëtojnë. Ndërkohë, sipas tyre është minimizuar ndjeshëm sipërfaqja me këtë kulturë, për shkak të emigrimit masiv dhe shpopullimit të fshatrave.

Syri tv

Prodhimi i patates në Kukës po rrezikohet për shkak të kalbëzimit. Sipas fermerëve sëmundja e vrugut për shkak të lagështisë së tepërt e krimbit, po dëmtojnë këtë kulturë

Por rrezik për pataten e kësaj zone, janë edhe derrat e egërr, për të cilët fermerët thonë se po bëjën roje në parcelat e mbjella për t’i trembur.

Ndryshe nga shumë vite më parë kur kishte sipërfaqe te mëdha të mbjella me patate, shkretimi i fshatrave të për shkak të emigrimit, ka sjellë minimizimin e kultivimit të patates.

Tashmë edhe në tregjet e Kukësit, i cili dikur  konkurronte me pataten cilësore, janë mbushur me prodhim importi, ndërsa çmimi është dyfishuar nga 50 lek para një viti në 100 lek sot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco