Shkrumbohet banesa në Vlorë, e gjithë familja ishte brenda në momentin e zjarrit

Shkrumbohet banesa në Vlorë, e gjithë familja ishte brenda në momentin e zjarrit

08:26, 07/07/2023
A+ Aa A-

Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen ‘Hajri Çakërri’ në Vlorë, fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Në momentin kur banesa ka marrë flakë familjarët kanë qenë brenda dhe fatmirësisht janë shpëtuar pa lëndime nga forcat zjarrfikëse.

Banesa 1 katëshe me 3 dhoma, në pronësi të A. J. u shkrumbua krejtësisht me të gjitha orenditë që kishte brenda.

Dëmet materiale për këtë familje janë të konsiderueshme, ndërkohë që vijojnë hetimet në lidhje me shkaqet e zjarrit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco