Polica kontrollon në banesën e ‘Rrumit’

Polica kontrollon në banesën e ‘Rrumit’

17:53, 06/07/2023
A+ Aa A-

Aksion në Durrës. Policia ka zhvilluar ditën e sotme kontrolle në banesën e Aleksandër Lahos alias Pellumb Muharremit, i  njohur ndryshe si ‘Rrumi’.

Ky i fundit është në kërkim, dhe kishte dy urdhër arreste, një nga Prokuroria e Durrësit dhe një nga SPAK.

 Aksioni për kontrollin e banesës së tij është marrë pas sinjalizimeve se i shumëkërkuari ‘Rrumi’ ndodhej në shtëpi.

Ndërkohë theksohet se është shoqëruar i vëllai, Vullnet Muharremi, por më pas është lënë i lirë.

Sakaq gjatë aksionit është kapur një person me armë pa leje dhe më pas është arrestuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco