Dyshohen si autorë të rrahjes barbare në Krujë, shoqërohen tre persona në polici

Dyshohen si autorë të rrahjes barbare në Krujë, shoqërohen tre persona në polici

17:20, 06/07/2023
A+ Aa A-

Policia e Krujës ka shoqëruar në komisariat të dyshuarit si autorë të të rrahjes me sende të forta të dy personave në fshatin Borizane.

Sipas policisë janë në kërkim dhe dy persona të tjerë të fisit Rraja.

Njoftimi:

Krujë/Informacion paraprak

Ditën e sotme, në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë - Thumanë ka ndodhur një konflikt mes shtetasve B. M., e J. M., dhe shtetasve Xh. Rr., I. Rr., dhe K. Rr.

Gjatë konfliktit shtetasit Xh. Rr., I., Rr., dhe K. Rr., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M. dhe J.  M., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.  

Shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit P. Rr., i cili ka leje shfrytëzimi dhe licensë për zhvillimim e aktivitetit dhe sipas pretendimeve të shtetasve të dëmtuar (B. M. dhe J. M.) kur ndodhin plasje në gurore, krijon shqetësime në banesat e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë shoqëruar shtetasit Xh. Rr., dhe P. Rr., si dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasve I. Rr., dhe K. Rr., të përfshirë në këtë konflikt.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë një informacion të plotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco