Vrau dhëndrin, gjykata dënon për jetë Mexhit Picarin dhe 30 vite vajzën

Vrau dhëndrin, gjykata dënon për jetë Mexhit Picarin dhe 30 vite vajzën

16:20, 06/07/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka dhënë ditën e sotme dënimin me burgim të përjetshëm të Mexhit Picarit, i akuzuar për vrasjen e dhëndrit të tij në vitin 2021, ndërsa ka dënuar me 30 vite vajzën e tij.

Babë e bijë akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin vranë para dyerve të Gjykatës Civile të Tiranës dhëndrrin e tyre, ngjarje e ardhur pas një sherri për kujdestarinë e fëmijëve, ditën kur do të nënshkruhej divorci mes Dhuratës dhe Kudretit.

Nga të shtënat me armë në drejtim të Kudret Saliajt nga Mexhit Picari, mbeti i plagosur edhe avokati Adriatik Cama, avokati i Saliajt që ndodhej në të njëjtën tavolinë me viktimën.

Prokuroria e cilësoi të organizuar vrasjen e 43-vjeçarit duke ngritur një akuzë më të rëndë ndaj Mexhit Picarit dhe vajzës së tij Dhuratës, atë të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese pasi e kanë organizuar krimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco