Masakra e Fushë-Krujës/ Ja pse autorët qëlluan në ajër pas atentatit

Masakra e Fushë-Krujës/ Ja pse autorët qëlluan në ajër pas atentatit

09:50, 06/07/2023
A+ Aa A-

Sulmi me armë ndaj familjes së Gentjan Bejtjas në Larushk të Fushë-Krujës, është një hakmarje e kërkuar në mënyrë të pandërprerë, ndaj njeriut që tashmë është shpallur në kërkim policor. Sipas anëtarëve të grupit të hetimit, duket se vrasësit pas kryerjes së krimit, kanë shfaqur entuziazëm, gëzim dhe eufori.

Kjo pasi në ikje e sipër, njëri prej tyre ka qëlluar një breshëri kallashnikovi në ajër dhe të gjithë së bashku kanë hipur në makinë duke u larguar në drejtim të Tapizës. Ky është një veprim, thonë anëtarët e grupit hetimor, që tregon se vrasësit pas kryerjes së krimit, janë ndjerë të gëzuar pasi kanë vënë nderin në vend, duke u hakmarrë. Sipas policisë, autorët e krimit kanë qenë katër persona, tre të armatosur dhe 1 shofer, raporton Ora News.

Ata besohet se janë banorë të zonës së Fushë-Krujës, pasi ishin përgatitur në kohë reale për mbëritjen një ditë më parë të Gentjan Bejtjas në vilën e tij në Larushk. Qitësit janë përgatitur për të eleminuar Gentjan Bejtjan, por ky i fundit i shpëtoi vrasjes për herë të tretë, duke u larguar nga makina, vetëm pak minuta pasi mjeti u mitralua me 28 plumba.

Fatkeqësisht i vdekur në vend mbeti kunati i tij, Ramazan Sino, dhe të plagosur dy djemtë e vegjël të Bejtjas. 

Sino prej disa vite punonte si shofer pranë Prokurorisë së Apelit, duke mbajtur korrespondencë dosjesh mes gjykatës dhe prokurorisë. Policia dhe Prokuroria e Tiranës besojnë se vrasësit janë në zonën e krimit, ndërsa emra të njohur të botës kriminale janë shoqëruar dhe pyetur në polici.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco