Këputet teli i tensionit të lartë në Elbasan, digjen elektroshtëpiaket e disa banesave

16:08, 03/07/2023
A+ Aa A-

Rrëzohet mbi banesa teli i tensionit të lartë në fshatin Bradashesh të Elbasanit. Nga rënia e telit janë djegur elektroshtëpiaket e 100 banesave, ndërsa është vënë në rrezik jeta e banorëve. Këta të fundit kërkojnë zgjidhje nga shteti për dëmet.

Fatmirësisht nga rënia e telit të tensionit të lartë nuk ka të lënduar në njerëz, por dëmet në banesa janë të mëdha në fshatin Bradashesh.

Të paktën në 100 banesa raportohet se janë djegur elektroshtëpiaket, ndërsa sipas banorëve është vënë në rrezik dhe jeta e tyre.

Nga OSHE dhe OST nuk japin shpjegim mbi arsyet e shkëputjes së telit të tensionit të lartë, ndërsa banorët kërkojnë zgjidhje për dëmet që u janë shkaktuar.

Në fshat shkoi policia dhe grupet e OSHE, të cilat po hetojnë shkaqet e shkëputjes së telave të tensionit të lartë, ndërsa dyshimet janë se shkak është bërë amortizimi i rrjetit dhe moti keq gjatë ditëve të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco