Detaje/ Plagosi me thikë 37 vjeçarin, arrestohet autori i dyshuar

Detaje/ Plagosi me thikë 37 vjeçarin, arrestohet autori i dyshuar

14:53, 03/07/2023
A+ Aa A-

Është arrestuar autori i dyshuar i plagosjes me thikë të 37 vjeçarit.

Sipas burimeve për SYRI-n, i plagosur është 30 vjeçari Rigert Dine.

30 vjeçari është plagosur me thikë në këmbë nga kunati i tij dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 13:20, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. K., rreth 40 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), në këmbë, kunatin e tij, shtetasin R. D., rreth 30 vjeç. 

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin G. K., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Shtetasi R. D. ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, në kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco