Regjistroi si vajzën e tij një fëmijë që s’ekzistonte dhe më pas e shpalli të vdekur pas 21 vitesh, lihet në burg 57-vjeçari në Kukës

Regjistroi si vajzën e tij një fëmijë që s’ekzistonte dhe më pas e shpalli të vdekur pas 21 vitesh, lihet në burg 57-vjeçari në Kukës

16:47, 01/07/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Kukësit ka lënë në burg 57-vjeçarin Xhevit Sopaj, pasi u arrestua 3 ditë ë parë për falsifikim të dokumenteve shtetërore. 57-vjeçari ka falsifikuar 21 vjet më parë dokumente për të regjistruar si vajzën e tij identitetin e një fëmije që nuk ekzistonte, ndërsa në 2021 falsifikoi sërish dokumente për ta shpallur të vdekur.

Ndërkohë edhe një mjek i Kukësit dhe sipërmarrësi i shërbimeve funerale është vënë në hetim në gjendje të lirë.

Historia e pazakontë ka ndodhur në vitin 2002, kur ndërkohë bashkëshortja e tij kishte sjellë në jetë 2 fëmijë në 1998-ën dhe në vitin 2000.

Në vitin 2021, kur fëmija inekzistent mbushi 19 vjeç dhe shteti nuk ofronte më ndihmë,  Xhevit Sopaj e shpalli të vdekur dhe e çregjistroi.

E gjithë kjo skemë mashtrimi ishte krijuar që kjo familje të përfitonte ndihmë më të lartë ekonomike nga shteti, sipas ligjit të kohës, pasi familja duhej të kishte 3 fëmijë. Kjo ndihmë ishte vetëm 10 mijë lekë të vjetra në muaj. Në vitin 2021, kur supozohej se e bija mbushte 19-vjeçe, Sopaj e shpalli të vdekur, për të fshirë çdo gjurmë të saj nga certifikata familjare. Policia bëri me dije dje se pas arrestimit të tij, në ‘sitën’ e hetimeve janë edhe një mjek që dyshohet për lëshimin e një certifikate lindjeje, të falsifikuar, si dhe administratori i një agjencie funerale, që dyshohet se mund të ketë bërë certifikatën false të vdekjes. Aktualisht çifti ka katër fëmijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco