Policia kërkon ndihmë për kapjen e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë

Policia kërkon ndihmë për kapjen e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë

18:48, 29/06/2023
A+ Aa A-

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar për rastin e vrasjes së dy vëllezërve në Gjakovë.

Me këtë rast Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kanë informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacionin më të afërt policor.

Personi i dyshuar është Zef (Viktor) Ademaj i lindur me 23.03.1988, banues në fshatin Zllakuqan-Klinë.

 ‘Lidhur me rastin ‘Vrasje e rëndë’ (ndodhur me datën 25.06.2023) pranë Sektorit Rajonal të Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë-Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur mbi dyshimin e përfshirjes në rast’, thuhet në njoftimin e Policisë.

Prezenca e personit të dyshuar nuk është arritur të sigurohet, edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Sektorit Rajonal për Hetime dhe njësiteve tjera policore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco