VIDEO/ ‘Ti q* robt, ku**ë’, policia terrorizon qytetarët

17:14, 29/06/2023
A+ Aa A-

Në një video skandalozet publikuar nga një media online shihen dy efektivë të policisë së Durrësit kanë ofenduar dhe goditur me grushta një të ri, i cili ishte ndaluar nga policia për kontroll rutinë. Siç shihet edhe nga pamjet policët gangstera e kanë vënë në asfalt të riun dhe aty e shajnë dhe e godasin.

Fjalori i përdorur nga policia është banal dhe tregon edhe njëherë fytyrën e një pjese të madhe të policisë së shtetit. Ndërkohë i riu thotë se po terrorizohet, pasi nuk ka bërë asgjë.

Policia sillet si pulë me gangsterët e veshur me pushtet dhe si hiena me qytetarët e thjeshtë që mund të jenë ndaluar nën dyshimin e shkeljeve të vogla penale. Kjo sigurisht që nuk është policia që duam.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco