EMRAT/ Bllokuan rrugën kryesore me makinë dhe prishën rendin, përfundojnë në pranga 3 të rinjtë në Laç

EMRAT/ Bllokuan rrugën kryesore me makinë dhe prishën rendin, përfundojnë në pranga 3 të rinjtë në Laç

17:00, 29/06/2023
A+ Aa A-

Tre të rinj janë arrestuar nga autoritetet e Policisë së Lezhës pasi mbrëmjen e kaluar kanë parkuar automjetin e tyre në mes të rrugës në Laç, ku nën efektin e alkoolit kanë prishur qetësinë publike.

Mësohet se po ashtu tre të rinjtë kanë kundërshtuar punonjësit e policisë që kanë ndërhyrë për të lëvizur automjetin dhe për të ndaluar zhurmën.

Sipas policisë në pranga kanë përfunduar Agron Sufa, 24-vjeç, Klodian Lika, 24-vjeç dhe Algys Rica, 23-vjeç.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco