VIDEO/ Nën masa të forta sigurie, mbërrin në Tiranë autobusi me 45 të ndaluarit në Elbasan

16:26, 29/06/2023
A+ Aa A-

Autobusi me 45- së të ndaluar si pasojë e aksionit policor të zhvilluar në qytetin e Elbasanit, ka mbërritur në qendrën e paraburgimit ‘302’Tiranë nën masa të rrepta sigurie.

Sipas gazetares së SYRI TV mësohet se shumë prej të afërmve të personave të ndaluar nga policia kanë mbërritur pranë qendrës së paraburgimit ‘302’.

Kujtojmë se të ndaluarit dyshohet se janë të implikuar në ngjarje të rënda kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike, disa prej personave të skeduar janë në kërkim dhe vijon puna për arrestimin e tyre.

Sipas njoftimit të policisë katër grupe kriminale, njeri prej të cilëve është shkatërruar krejtësisht, janë goditur në kuadër të një operacioni antidrogë, të zhvilluar nga policia e shtetit në Elbasan, Pogradec, Prrenjas, Cërrik, Belsh dhe Librazhd. Në pranga kanë rënë 45 persona, mes tyre edhe biznesmenë, shpërndarës droge, furnizues si dhe drejtues të grupeve kriminale. 29 prej tyre po hetohen në gjendje të lire, ndrësa në kërkim janë shpallur 7 të tjerë. 5 nga 7 të shpallurit në kërkim figurojnë aktualisht jashtë vendit. Ndërkohë, 45 të ndaluarit janë transferuar në Tiranë.

Deri tani janë vënë në pranga: Joni Hasnjoku, Durim Novaku, Hysni Sadushi, Arsen Vishkulli, Emiljan Dinja, Ledi Nergjoni, Erist Skilja, Gazmir Panxhi, Gentjan Shabani, Florenc Demiri, Gavrosh Berati, Rigert Kokoneshi, Ferdinand Sadushi, Ahmet Kushi, Denis Darzeza, Florenc Puto,StoradoSadushi, Emre Puro, Rezarta Isufaj, Shpetim Myrta, Edor Hasanllari, Andrea Gugu, Armando Buzani,Erind Hoxha, Ilirjan Kume, Sali Isufaj, Klajdi Isufaj, Igli Merko, Hekuran Gjeli, Xhuljano Gjyla, Enea Hysenbelli, Leonard Tola, Aldo Gjeli, Esmirand Lici, Xhulio Lluca, Armand Lluca, Oltjon Çela, Sara Çepi, Xhevit Bogdani, Taulant Novaku, Amarildo Sallaj, Romarjo Bora, Rudolf Korumi, Mariglen Hida, Fatmir Durbaku.

Persona në kërkim: 

Enea Toĺlumi, Hysen haziu,  Eliberto Skilja, Sotir Kokoneshi,  Albi Bicaku,  Migel Balla, Migen Kucaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco