Lajmi i fundit

EMRI/ Vrau çiftin e të moshuarve, policia identifikon autorin e krimit…

EMRI/ Aksidenti i rëndë në aksin rrugor Maliq-Korçë, drejtuesi i motorit në gjendje kritike

EMRI/ Aksidenti i rëndë në aksin rrugor Maliq-Korçë, drejtuesi i motorit në gjendje kritike

16:13, 29/06/2023
A+ Aa A-

Një tjetër aksident me një të plagosur rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Maliq - Korçë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Bulgarec, vetëm pak kilometra larg qytetit të Korçës.

Një motoçiklist ka qenë duke udhëtuar nga Korça në drejtim të Maliqit kur papritmas motorri i ka dalë nga kontrolli duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës, përplasje e fortë e cila ka sjellë dhe "fluturimin" për më shumë se 10 metra për të përfunduar poshtë kanalit te rrugës kryesore ndërkohë që mjeti ka ikur zvarrë në mes të rrugës.

Megjithëse me drejtuesi i mjetit ka qenë më një skafandër jo funksionale ka marrë plagë të shumta në koke dhe trup, duke sjellë dhe humbjen e jetës së tij.

Sipas ekspertëve dy janë arsyet, shpejtësia tej normave të lejuara si dhe konsumimi i alkoolit nga ana e motoçiklistit.

Ditën e sotme ky është aksidenti i tretë në rrugën nacionale Zotilan - Bulgarec, i pari ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, me vone ne kryqëzimin e Maliqit dhe ky i pasdites së sotme në afërsi të fshatit Bulgarec. Të tre këto aksidente janë më dëmtime shumë të rëndë, njeri është nisur me helikopter drejt Traumës për mjekim më të specializuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco