FOTO-EMRI/ Aksident tragjik në Sarandë, motori përplaset me makinën, vdes i riu

15:45, 28/06/2023
A+ Aa A-

Një aksident tragjik me pasoje vdekjen e një personi ka ndodhur në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur në Qafë-Gjashtë, ku një automjet ka goditur një motor dhe si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi.

Sipas burimeve për SYRI-n, viktima me motorr është 35 vjeçari Marsel Kasi nga Gjirokastra, ndërkohë drejtuesi i mjetit është shtetasi Taulant Bita.

Viktima është transportuar në morg, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje.

Sarandë/ Informacion paraprak 

Sot, rreth orës 14:30, në rrugën “Skënderbeu”, Gjashtë, shtetasi M. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me automjeti tip “Ford" me drejtues shtetasin T. B., 45 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi M. K.

Drejtuesi i automjetit tip “Ford” shtetasi T. B., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco