SYRI TV/ Dënime të ashpra për piromanët e pyjeve, Kala: Të ndryshohet kodi penal për zjarrvënësit

SYRI TV/ Dënime të ashpra për piromanët e pyjeve, Kala: Të ndryshohet kodi penal për zjarrvënësit

14:39, 28/06/2023
A+ Aa A-

Nga Shkodra Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve kërkoi dënime të ashpra për piromanët që i vendosin zjarrin pyjeve. Artur Kala, kërkoi ndryshimin e kodit penal për këtë vepër penale, teksa vuri theksin edhe te problemi i mbjelljes së kanabisit ne pyje dhe kërkoi bashkëpunimin e policisë.

SYRI TV

Masa të ashpra në kodin penal për zjarrvënësit. Kjo është kërkesa e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, Artur Kala teksa ka zhvilluar një takim në Shkodër për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve. Sipas tij dëmi më i madh pyjeve u vjen nga zjarri.

Shqetësim mbetet edhe mbjellja e kanabisit në pyje, ku Kala thotë se duhet bashkëpunim i ngushtë me policinë.

Drejtori i agjencisë u bëri edhe një apel qytetarëve që të mbrojnë pyjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco