VIDEO-SYRI TV/ Sezoni turistik, Loka: Problem mbetet muzika gjatë natës

14:35, 28/06/2023
A+ Aa A-

Muzika në orët e vona mbetet një nga problemet që ndeshet policia dhe për këtë arsye drejtori i policisë së Korçës, Gjovalin Loka kërkoi mirëkuptimin e të rinjve teksa shkojnë me pushime. Në mbledhjen Komitetit Rajonal të Turizmit, prefekti i Korçës Nertil Jole ka kërkua bashkëpunimin e institucioneve për një sezon pa probleme.

SYRI TV

Teksa sezoni turistik ka nisur, institucionet vendore dhe të rendit kanë nisur edhe marrjen e masave për të bërë të mundur sigurinë e turisteve dhe vizitoreve. Në Korçë, drejtori i policisë Gjovalin Loka është ndalur te problematika që po hasin turistët me zhurmat në orët e vona të natës. Në takimin e Komitetit Rajonal të Turizmit, Loka kërkoi edhe mirëkuptimin e të rinjve për muzikën gjatë natës.

Prefekti i Korçës Nertil Jole ka kërkua bashkëpunimin e institucioneve për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Në Qarkun e Korçës janë 225 struktura pritëse për turistë me një numër total prej 5270 shtretërish.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco