‘Ah të q*sha robt’/ Zbardhet biseda mes trafikantit dhe policit: O Nadir, prangat

‘Ah të q*sha robt’/ Zbardhet biseda mes trafikantit dhe policit: O Nadir, prangat

13:09, 28/06/2023
A+ Aa A-

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me operacionin ‘nga bregu në breg’ kundër trafikut të drogës, ku ranë në pranga 20 persona dhe u shpall në kërkim një tjetër person.

Ditën e sotme 20 të arrestuarit do të njihen me masat e sigurisë që do të jepen nga GJKKO.

Ndërkohë Panorama TV ka zbardhur dosjen e përgjimeve dhe bisedave mes anëtarëve të grupit kriminal, ku ajo që të tërheq vëmendjen është përdorimi i pseudonimeve të ndryshme, për të mos u kuptuar.

Më poshtë është një pjesë nga përgjimi mes dy personave, që ishin pjesë e grupit kriminal.

PJESE NGA PERGJIMET E POLICISE:

Artur Sulaj: Ku je ti, te kafja?

Besnik Ruçi: Unë këtu jam, i mora vezët unë, i do vezët?

Artur Sulaj: Po mirë, jo jo, mos i merr vezët se iku!

Besnik Ruçi: Po s’ja çoj dot unë?

Artur Sulaj: Po ja ta marr… po qe aty

Besnik Ruçi: Po, merre e më thuaj.

Në dosjen hetimore jepen bisedat e transkriptuara mes shtetasit Shpëtim Pjeshka, trafikant dhe punonjësve të policisë që e ndalojnë për kontroll në doganë.

Polici 1: Çfarë ke futur aty, ëëë? Çfarë ke futur.

Polici 2: Çfarë janë këto pako?

Shpëtim Pjeshka: M*t, m*t kam futur

Polici 1: M*t???

Shpëtim Pjeshka: Ëhëëëë!

Polici 2: O Nadir, prangat, prangat!

Polici 1: Ulu poshtë, ulu!

Polici 2: Hajde, ec se të ndihmoj unë!

Shpëtim Pjeshka: Ah të q**sha robt!

Polici 2: E pe skanerin Berti?

Polici 1: Nuk!

Polici 2: Si nuk mor shoku, këto janë 100 kile?!

Polici 1: Sa kile janë?

Shpëtim Pjeshka: 15…

Polici 1: Po mirë!

Në këtë moment njëri nga punonjësit e policisë njofton me telefon eprorin e tij ku e vë në dijeni për sasinë e drogës së kapur nga skaneri brenda kroskotit të kamionit, në një pjesë të modifikuar të tij. Efektivi i komunikon eprorit se bëhet fjalë për një ngarkesë heroine.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco