Në kërkim për vjedhje, arrestohet 53-vjeçari në Tiranë/ Në pranga edhe 4 persona të dehur në timon

Në kërkim për vjedhje, arrestohet 53-vjeçari në Tiranë/ Në pranga edhe 4 persona të dehur në timon

12:20, 28/06/2023
A+ Aa A-

Një 53 vjeçar me iniciale A. D. është arrestuar nga policia në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje në bashkëpunim.

Gjithashtu në pranga kanë përfunduar edhe 4 shoferë të cilët u kapën të dehur në timon.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin A. D., 53 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– A. B., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Dibrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen E. K., 55 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;

– E. Q., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Llazi Miho”, është kapur duke drejtuar mjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi;

– R. E., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi tek rrethrrotullimi i Selitës, është kapur duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur;

– Gj. B., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Zhan D’Ark”, është kapur duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, në gjendje të dehur, dhe me qëllim shmangien e masës administrative, i ka ofruar punonjësit të Policisë, një shumë parash.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasja L. D., 62 vjeçe, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa mbesa e saj e mitur 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco