Droga transportohej me kamionë, zbulohet drejtuesi i grupit, organizonte trafikun e drogës drejt Italisë dhe Greqisë

Droga transportohej me kamionë, zbulohet drejtuesi i grupit, organizonte trafikun e drogës drejt Italisë dhe Greqisë

09:53, 28/06/2023
A+ Aa A-

Zbardhet dosja hetimore në lidhje me grupin kriminal të trafikut të drogës, që çoi në arrestimin e 20 personave me urdhër të SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dosjen që tregon mekanizmin se si bëhej trafiku, ndërkohë që transporti kryej me kamion. Në dosje jepen komunikimet mes anëtarëve të grupit të trafikut, ndërsa transkriptimet janë bërë përmes përgjimeve. Po ashtu mësohet se drejtues i këtij grupi, dyshohet se ishte Artur Sulaj, i cili siguronte drogën në Shqipëri nga Jani Çavo.

Ndërkohë, pasi siguronte drogën, Sulaj organizonte trafikun drejt Italisë dhe Greqisë. Kujtojmë se sot jepet masa e sigurisë për 20 të arrestuar.

Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane, në disa qytete si Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë e Korçë.

1. Endrit Bakiu
2. Suko Pajo
3. Artur Sulaj
4. Arian Tola
5. Fadjon Çami
6. Viron Lekaj
7. Artan Agalliu
8. Shpëtim Pjeshka

9. Jani Çavo
10. Kudret Rustemaj
11. Besnik Ruçi
12. Pirro Çapi
13. Jani Meçja
14. Edmond Kabashi
15. Tomi Hila
16. Leonard Nergjoni
17. Artin Kurti
18. Astrit Miska
19. Ervis Çvilo
20. Mirash Gjoni
21. Sonila S. (arrest shtëpie)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco