U kap duke vjedhur para në një furre buke në Durrës, arrestohet 34-vjeçari

U kap duke vjedhur para në një furre buke në Durrës, arrestohet 34-vjeçari

11:15, 27/06/2023
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona, për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ka rënë shtetasi A. E., 34 vjeç, banues në lagjen nr. 8, Durrës, pasi u kap duke vjedhur një shumë parash, në një furrë buke.

Po ashtu u arrestua edhe shtetasi S. Gj., 53 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco