80 mijë euro për ta vrarë/ Si nisi përplasja për një borxh mes vëllezërve Pashaj dhe Beharit

80 mijë euro për ta vrarë/ Si nisi përplasja për një borxh mes vëllezërve Pashaj dhe Beharit

10:34, 27/06/2023
A+ Aa A-

Aredin Behari, objekti i dy sulmeve me armë, rezulton të jetë një tregtar nafte në qytetin e Fierit.

Ai është pjesë mbikëqyrëse e shoqërisë aksionere të  hidrokarbureve Ed-Al e themeluar në janar 2021.

Dy vëllezerit Ardjan dhe Albert Pashaj kanë pasur konflikt për shkak të borxheve financiare që i kishte Aredin Behari.

Palët ishin përfshirë në një konflikt gjyqësor në shkallë të parë në Fier dhe në gjyjatën e Apelit Vlorë.

Në shkallën e parë e ka fituar gjyqin Aredin Behari ndërsa në Apel, gjyqin e kishin fituar dy vellezërit Pashaj.

Këta të fundit kanë arritur t’ia marin një shtëpi Aredin Pashaj, por me pas ky i fundit i ka kundërshtuar me padi civile ne gjykatë.

Për të shlyer borxhet financiare, Aredin Behari është futur aksioner tek kompania e dy vllezërve Pashaj.

Raportohet se njëri nga vëllezërit, Albert Pashaj pa dijeninë e vëllait tjetër Ardjanit, ka kontraktuar Henrik Hoxhajn dhe Skerdi Tasin për të vrarë Aredin Beharin.

Një gjë e tillë është bërë në vitin 2017 dhe në vitin 2019, si shenjë hakmarje për mosmarjen e borgjeve financiare nga Aredin Behari. Ky i fundit i ka shpëtuar të dy atentateve.

Të dy episodet e vrasjes së mbetut në tentativë, janë treguar kohët e fundit në SPAK nga bashkëpuntori i prokurorisë Henrik Hoxhaj, duke sjellë arrestimin e njërit prej vellezerve Pashaj dhe riarestimin e Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tasit.

Ndërkohë, SPAK ka sekuestruar dosjet civile dhe penale nga Fieri, ku tregohet historiku i konfliktit mes vëllezërve Pashaj dhe Aredin Beharit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco