Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Asgjesohen rreth 1500 bimë kanabis në Krujë, nuk dihen autorët

Asgjesohen rreth 1500 bimë kanabis në Krujë, nuk dihen autorët

10:13, 27/06/2023
A+ Aa A-

Policia e Krujës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, kanë evidentuar dhe asgjësuar 1492 bimë kanabis në fshatin Bruz Mali, Njësia Administrative Cudhi.

Strukturat hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi/ DVP Tiranë

Vijojnë kontrollet dhe operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet faza e 21-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, nga Komisariati i Policisë Nr. 4 dhe Komisariati i Policisë Krujë.

Gjate fazës së 21-të u evidentuan dhe u asgjësuan 1492 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Më parë si rezultat i fazave të mëparshme të këtij operacioni janë asgjësuar 10697 bimë narkotike kanabis.

Gjatë kontrolleve në kuadër të fazës së 21-të të megaopacionit, në kufirin ndarës të territorit të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Komisariatit të Policisë Nr. 4, në fshatin Bruz Mali, Njësia Administrative Cudhi, Krujë, nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe u asgjësuan 1492 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Strukturat hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Operacioni i kontrollit të territorit vijon.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

#denonconë112📞 ✅

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco